Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pritet të finalizohet të enjten: Të gjithë jemi të lodhur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas mediave izraelite, duke përjashtuar çdo zhvillimi të papritur, një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës do të hyjë në fuqi ditën e enjte.

“Nuk ka asnjë rezultat vendimtar dhe nuk do të ketë një të tilllë. Të gjithë jemi të lodhur”, tha zyrati i lartë i Izraelit.

Media të ndryshme hebraike po raportojnë se një armëpushim pritet brenda 2-3 ditësh pasi të dyja palët kanë përmbushur qëllimet e tyre kyresore të deklaruara në konfliktin aktual.

Mirëpo, një burim diplomatik i njohur me përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit ka thënë për “Time of Israel” se bisedimet janë ende duke vazhduar dhe deri më tani asnjë marrëveshje e tillë nuk është arritur.

Raportohet se edhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka informuar Uashingtonin se ai është gati për një armëpushim duke filluar nga dita e enjte.

Në një raport të publikuar më herët thuhej se Egjipti ka propozuar një armëpushim duke filluar ditën e enjte nga ora 6 e mëngjesit dhe se Hamasi ka rënë dakort.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i SHBA, Joe Biden kërkoi nga dy vendet armëpushim dhe ndalimin e dhunës, nëse kjo nuk do të ndodhte atëhere Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të detyroheshin të merrnin masa.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img