Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Armëpushim ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve në Gaza

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një marrëveshje armëpushimi është respektuar gjatë natës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë. Armëpushimi vjen pas tre ditësh të dhunës.

Egjipti ndërmjetësoi armëpushimin që hyri në fuqi të dielën mbrëma. Të paktën 44 persona vdiqën në dhunën e fundit.

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë armëpushimin “dhe të sigurohen që furnizimet humanitare dhe të karburanteve të mund të dërgohen në Gaza”.

Ai po ashtu kërkoi që të hetohen rastet e vdekjeve të civilëve.

Ushtria izraelite më 7 gusht konfirmoi se po sulmonte caqet e Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza, pak para hyrjes në fuqi të armëpushimit. Izraeli tha se sulmet ishin në kundërpërgjigje të raketave të hedhura nga Gaza. Mediat izraelite po ashtu raportuan se janë hedhur disa raketa pak pas afatit për hyrjen në fuqi të armëpushimit. Por, raste të tjera të dhunës nuk janë raportuar gjatë natës.

Dhuna e fundit nisi me sulmet izraelite në Rripin e Gazës, pasi ushtria izraelite tha se po kundërpërgjigjej ndaj kërcënimeve të grupit militant. Në ditët pasuese tensionet u rritën dhe Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të Xhihadit Islamik Paelestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Të dielën mbrëma, Ministria palestineze e Shëndetësisë raportoi se 15 fëmijë janë në mesin e 44 viktimave të regjistruara në dhunën e fundit. Pala palestineze fajësoi “agresionin izraelit” për këto vdekje. Po ashtu kjo ministri raportoi për mbi 300 të plagosur.

Izraeli ka fajësuar militantët e Xhihadit Islamik Palestinez për disa nga vdekjet që kanë ndodhur së fundmi brenda Gazës. Ushtria izraelite të dielën fajësoi këtë grup për sulmet me raketa që kanë vrarë disa fëmijë në Jabalia.

Zyrtarët shëndetësorë në Gaza kanë rritur shqetësimin për situatën humanitare, duke thënë se nuk kanë karburante të mjaftueshme për të operuar gjeneratorët në spitale dhe kjo çoi deri tek arritja e marrëveshjes së armëpushimit.

Izraeli ka thënë se ka të drejtë të “përgjigjet fuqishëm” nëse shkelet armëpushimi./REL

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img