Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Armenët nisin provokimet e para, Nënë Tereza me prejardhje armene, shqipen e “ngatërrojnë” me arabishten

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

946954fb34ac2471161d73b3a9d82828

Në Armeni disa media kanë nisur provokimet ndaj shqiptarë, vetëm një ditë përpara përballjes mes dy skuadrave në Jerevan.

Mediat i kanë bërë jehonë deklaratës së ipeshkvit Pargev Martirosyan, që sipas tij origjina e Nënë Terezës është armene dhe jo shqiptare siç pretendohet. Martirosyan deklaron se këtë e ka mësuar nga patriarku i lartë dhe kreu katolik i të gjithë armenëve Vazken I. Baljian, i cili në vitin 1988 zhvilloi një takim me humanisten shqiptare.

“Kur Nënë Tereza erdhi në Armeni, pas tërmetit të vitit 1988, një nga takimet e saj ishte me Vazgen I. Gjatë takimit , Nënë Tereza i tregoi kreut katolik për origjinën e saj armene. Mbiemri i saj i vërtetë është Boyajian, babai i saj ka emigruar nga Armenia perëndimore drejt Shqipërisë dhe mamaja e saj është shqiptare katolike. Menjëherë pas takimit, Vazgen I, ishte jo vetëm i lumtur, por i mrekulluar nga kjo histori, të cilën na e tregoi neve që ishim pjesëmarrës në tubim”, ka thënë ipeshkvi armen.

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje, është “ngatërresa” e mediave armene kur shkruajnë se emri i Nënë Terezës është Agnes Gonja Boyajiu ndërsa sipas tyre në arabisht përkthehet Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, duke e cilësuar gjuhën shqipe si pjesë të arabishtes.

Lexo edhe: Kombëtarja shqiptare mbërrin në Armeni, gati për realizimin e ëndrrës së madhe (Foto-Ekskluzive)

Më shumë

spot_img
spot_img