Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Armela Krasiniqi u zgjodh në krye të AMA-s, ja kush e zëvendëson në postin e rëndësishëm në ATSH

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy ditë më parë parlamenti votoi me 83 vota pro kandidaturën e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). 

Me vendim të Këshilit të Ministrave, ditën e sotme Valbona Zhupa është emëruar si drejtoreshë e  Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), post që më parë e mbante Krasniqi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH) Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Znj. Armela Krasniqi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Valbona Zhupa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë

spot_img