Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Armë zjarri, fishekë dhe sende të vjedhura, arrestohen dy të rinj në Lezhë, procedohet një 16- vjeçar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi akuzohen për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “ Vila ”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë dhe forca e pocaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Vihen në pranga 2 shtetas, një tjetër procedohet në gjëndje të lirë, të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura me parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet në zonat e Lezhës, dyshohej së mbanin armë në automjet dhe dyshohej se do kryenin vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpemendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img