Hapësire reklamuese

Aktualitet

Armë zjarri e municione luftarake në banesë, arrestohen babë e bir në Vaqarr (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Armë zjarri e municione luftarake në banesë, arrestohen babë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë operacionit “Sundimi i ligjit” kanë goditur një rast të armëmbajtjes paleje në banesë në Vaqarr.

Kanë rënë në prangat e policisë babë e bir, Klaos Haldeda dhe Ismet Haldeda, të moshave 21 dhe 42 vjeç, banues në Vaqarr.

Fillimisht policia i ka gjetur djalit Klaos Haldeda një thikë, pas kësaj forcat e policisë kanë shkuar në banesën e familjes Haldeda ku gjatë kontrollit kanë gjetur një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Policia:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar “Home”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë, vihen në pranga babë e bir.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve K. H., 21 vjeç, dhe I. H., 42 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Vaqarr.

Shtetasit K. H., gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën një mjet prerës thikë, dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese