Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Armë zjarri, drogë, fara kabanis dhe para, EMRAT: Policia e Fierit në aksion, arreston katër të rinj

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për vepra të ndryshme penale, ndërsa gjatë kontrollove të kryera janë sekuestruar, armë zjarri, drogë, fara kanabis dhe shuma parash.

Shtetasi Fation Blliku, 29 vjeç, banues në Lushnjë, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, pasi i kishte marrë çantën me para qytetarit me iniciale Ç.S dhe ishte larguar.

Në Lushnjë u arrestua dhe shtetasi Gabriel Marra i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në Fier u arrestua shtetasi Elidon Myftari pasi iu gjetë armë dhe drogë në banesë. Gjithashhtu, në këtë qytet u arrestua dhe shtetasi Adimir Çobo pasi tentoi të kultivonte fidanë kanabis në banesë.

“Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe një armë zjarri, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në oborrin e banesës.”

Njoftimi i plotë Policisë Fier:

DVP Fier/Kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, një rast në fushën e narkotikëve, kapet një shtetas i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si edhe kapet në kohë rekord një shtetas, pasi i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një qytetari.  

Sekuestrohen armë zjarri, drogë, fara kanabis dhe shuma parash. Vihen në pranga 4 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e DVP Fier janë goditur këto raste:

*Në Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Kongresi”, një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç. S. dhe ishte larguar, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe si rezultat i vlerësimit maksimal dhe angazhimit profesional u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur, duke vënë para përgjegjësisë penale autorin e dyshuar. Shtetasi F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, së bashku me shumën e parave të vjedhura.

*Po nga këto struktura u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan fara cannabis sativa.

* Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe një armë zjarri, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në oborrin e banesës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 29 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

*Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurjan, Roskovec, u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., 26 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img