Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Armë zjarri dhe municion luftarak në magazinën e lokalit ku punonte, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit, ku i riu ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, policia ka  gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Prej ditësh Policia e Shtetit ka nisur një aksion për identifikimin dhe arrestimin e personave problematikë, me precedentë penalë dhe që mbajnë armë pa leje, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për komunitetin. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë

spot_img
spot_img