Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Armë në banesë dhe krëhër me tre fishekë, arrestohet 22 vjeçari në Korçë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Bëhet me dije se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontoll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në pranga ka rënë shtetasi R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në banesën e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontoll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img