Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Armë, drogë dhe të shpallur në kërkim; 6 të arrestuar në Krujë, kishin mbushur shtëpitë me hashash (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në 24 orët e fundit. Ata akuzohen për ddisa vepra penale, për armë pa leje, drogë e vjedhje. Dy nga të arrestuarit janë arrestuar pasi kanë qenë në kërkim.

Në Krujë, bazuar në informacionet e siguruara se 1 shtetas posedonte armë zjarri në banesë dhe kishte tendencë për kultivim të bimëve narkotike, strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Krujë, lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasin Mikel Doda, 47 vjeç, banues në Krujë dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasin Mirosh Nikolla, 48 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Mikel Doda, në Krujë, ku ndodhej dhe shtetasi Mirosh Nikolla, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pushkë dhe 16 fishekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së vjetër të këtij shtetasi u gjetën të kultivuar fidanë kanabis.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi Ali Kurti, banues në Zallë, Fushë Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën bimë të kultivuara fidanë kanabis.

Nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve se një shtetas dispononte sende të kundërligjshme me vete, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin Sulejman Hidri, 30 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shërbimet e Policisë në Zallë, Fushë Krujë, pasi kanë ndaluar mjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin Sulejman Hidri, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

Mynyr Koçiu, 63 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;

I. T., 60 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img