Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

ARMANDO SUBASHI përballë Komisionit për INCENERATORËT: Kam folur me Klodian Zoton në telefon për mbetjet (PYETJE – PËRGJIGJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ishte dje përpara deputetëve të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët dhe tha se ai nuk mund tu përgjigjej të gjitha pyetjeve të deputetëve sepse ishte thirrur më parë nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij si person që kishte dijeni për hetimet. Ndërkohë, në pyetje përgjigjet që pati me deputetët e opozitës, Subashi, kryetar I Bashkisë së Fierit, tha se inceneratori I Fierit është thuajse gati dhe ka mbetur pa u vendosur në punë vetëm impianti I djegieve të mbetjeje. Ai I pranoi komisionit se ka folur disa herë në telefon me Klodian Zoton, tashmë person I shpallur në kërkim nga SPAK, por këto biseda kanë qenë për gjëra teknike.

Pyetje-përgjigjet e Subashit përballë komisionit hetimor:

Armando Subashi: Falemnderit kryetare. Po kam qenë në prokurorinë e Posaçme para disa ditësh, jam pyetur në cilësinë e deklaruesit, kam dhënë shpjegimet dhe në vijim të kësaj dua të them se do të kem mirëkuptimin tuaj sot se për pyetje të caktuara që mund të më bëhen nga ana e deputetëve, unë do të rezervohem për të dhënë shpjegimet e mia, sepse besoj se ato që janë fakte publike dhe të njohura nuk përbëjnë sekret hetimor dhe disa vlerësime të tjera që janë sekret hetimor unë do të rezervohem.

Jorida Tabaku: Ju jeni jurist në profesion. Pyetjet nga ana jonë do ti bëjë zonja Cupi për të qenë ju të qetë që ju të mos implikoheni. Ju i njihni personat Klodian Zoto, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri. Keni pasur ndonjë komunikim me ta?

Armando Subashi: Kam pasur komunikim ndoshta dy ose tre herë me Zoton. Kanë qenë momenti kur filluam të depozitonim mbetjet në impiantin e ri të përpunimit të tyre së bashku me personat që kanë qenë të punësuar për administrimin e impiantit atje. Kanë qenë biseda për çështje teknike si do venë mbetjet, si do depozitohen, kush I pret. Kemi kërkuar mirëkuptim që impianti të jetë I hapur dhe gjatë orëve të natës. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe kaq.

Dhurata Cupi: Ka pasur një tendencë nga dëshmitarët e tjerë për të mos marrë përsipër nga asnjë institucion monitorimin e kontratës. Ju jeni përgjegjës për zbatimin e kontratës? E keni marrë këtë përgjegjësi?

Armando Subashi: Sa i përket zbatimit të kontratës unë nuk e mbaj mend saktë tani por di që na ka ardhur një shkresë nga ministria përkatëse ku na kanë kërkuar dy përfaqësues dhe në përgjigje të saj kam ngarkuar dy persona: drejtori i punëve publike në Bashki dhe një person tjetër që ka qenë pjesë e prokurimit në Bashki.

Dhurata Çupi: Sot a e dini një fakt tjetër? A ka përfunduar kontrata koncesionare? Apo në sa përqind të saj ka përfunduar?

Armando Subashi: Nuk mund ta them me siguri në kuptimin e shifrave por nga informacionet që kam ka ngelur edhe shumë pak që kontrata të jetë e përfunduar, kryesisht për impiantin e djegies që është në fazën e kolaudimit dhe sipas raportimeve për pak ditë do të vihet në funksion. Por në shifra në përqindje, apo në lekë këtë nuk mund ta them se nuk kam dijeni për këtë çështje.

Dhurata Çupi: Kush mund të përgjigjet për këtë? Sepse zonja Balluku para jush tha se vazhdon të ketë situacione të papaguara për inceneratorin e Fierit, por nuk merr përsipër monitorimin e kontratës; bashkia Fier thotë se vazhdon të ketë pa paguar por nuk marr përsipër sepse nuk e kam kompetencë monitorimin e kontratës; ndërkohë që ne kemi informacion se për zbatimin e kontratës së Fierit kanë mbetur 2000 lekë të vjetra. Në dijeni tuaj kush është një institucion që mund të na japë qartësisht përgjigje të saktë: kush e monitoron? Kur merret në dorëzim nga Bashkia e Fierit dhe kur fillon punë inceneratori i Fierit…

Armando Subashi: Ju thashë se nuk mund të jap detaje sepse nuk kam informacion. Por nga takimet që kam pasur me drejtorin e impiantit atje më është thënë për pak ditë ndoshta 2-3 javë maksimumi do të fillojë nga puna edhe pjesa e djegies, sepse gjithë pjesët e tjera, nga landfilli, nga pjesa e trajtimit të ujrave të ndotura, tek impianti që do të merret me riciklimin e mbetjeve dhe me përzgjedhjen e tyre, tek landfilli apo gropa e hirit pas djegies, të gjitha janë në gjendje pune. Në momentin që do të kolaudohet edhe incenerimi dhe ai do të jetë përfunduar. Se kush institucion duhet të japë përgjigje për këtë gjë nuk mund ta them sepse nuk është as në kompetencën dhe as në diskrecionin tim që ta them këtë gjë se kush është ai institucion që duhet tju ndricojë ju në këtë sallë se kush do të përgjigjet për zbatimin e kontratës.

Më shumë




spot_img








spot_img