Hapësire reklamuese

Aktualitet

Armando Subashi në delir: Fieri është qyteti i ëndrrave, një Amerikë e vogël

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka folur për qytetin të cilin e drejton në këtë mandat të tretë. Teksa ka deklaruar se synimi i tij për vitin 2024 dhe vitet e ardhshme është turizmi, u ndal dhe te zhvillimi që ky qytet ka pësuar prej vitesh.

Subashi tha se Fieri është qyteti i ëndrrave dhe mund të jetë një Amerikë e vogël.

“Fieri është qyteti i ëndrrave, se po të shohësh zhvillimin që ka pësuar, në këtë sens Fieri mund të jetë një Amerikë e vogël.

Përbërja e popullsisë së Fierit është pothuajse si një Shqipëri e vogël. Këtu gjen të gjitha komunitetet dh kanë ardhur në Fier në periudha të ndryshme të historinë, janë integruar, janë përparuar. Kush vjen në Fier dhe e mbështet suksesin e vet te aftësitë dhe puna, normalisht Fieri mund t’i plotësojë ëndrrat që mund të ketë”, shtoi ai.

Por, të dhënat e INSTAT tregojnë një tjetër realitet paralel me atë që kryebashkiaku Subashi deklaron.  Siç shihet dhe nga statistikat deri më tani ky qytet ka pësuar një largim masiv të popullatës.

Fieri, rezulton qarku me reduktimin më të madh të popullsisë që nga viti 2018, kur INSTAT raporton të dhënat.

Mungesa e tregut të punës dhe mundësitë e pakta që ky qytet ofron kanë sjellë si rjedhojë dhe largimin masiv të qytetarëve, kryesisht të së rinjve.

Te dhenat e INSTAT Te dhenat e INSTAT

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese