Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Armando Subashi i përgjigjet Bashës, për mbetjet në Fier: Demokratët votuan kundër emergjencës mjedisore, do jetë njollë turpi për Lulëzimët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata nga djegia e mbetjeve në Fier, ka sjellë replika mes kryebashkiakut Armando Subashi dhe kreut të PD Lulzim Basha. Ky i fundit e cilësoi sot si të papranueshme gjendjen në Fier, dhe u bëri thirrje qytetarëve se tashmë ishte koha që të ngrinin zërin.

Bashës, i është përgjigjur pak më parë kryebashkiaku Subashi, i cili shkruan se këshilltarët e PD kanë votuar kundër për emergjencën mjedisore në fushën aktuale të mbetjeve, që përdoret si e tillë prej 70 vitesh.

Subashi shton se për pak ditë situata do të marrë fund e ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë.

Reagimi i plotë i Armando Subashit:

Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!

Po si ka mundësi?!

Ku e gjen të drejtën morale?!

Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër  në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!

E kanë të kotë!

Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në rradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.

Fund plehrave në qytet!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img