Hapësire reklamuese

Sporti

Armando Sadiku cakton se ku do të luaj sezonin e ri

Shkruar nga Newsbomb

“Bomberi" i kombëtares, Armando Sadiku, i cili është kthyer në një nga golashënuesit më të suksesshëm të eopkës "De Biasi", ka përcaktuar të ardhmen e tij për sezonin 2016/2017. Ai është lojtar i Zyrihut deri në muajin maj të vitit të ardhshëm, ndërsa klubi dëshiron 9 milionë euro që të lërë të lirë futbollistin, edhe pse për të ka disa kërkesa, por që në këtë shumë askush nuk e blen.

Këtë vit Zyrihu do të luajë në Kategorinë e Parë zvicerane, çka do të thotë se kjo është ulje për sulmuesin, megjithatë, ai ka vendosur që të respektojë kontratën me klubin kryeqytetas, duke mbetur pjesë edhe për këtë sezon, duke mos i hapur telashe vetes.

I kontaktuar nga "tio.ch", sulmuesi elbasanas tregon se çfarë dëshiron më shumë momentalisht dhe cilat janë objektivat e tij për të ardhmen: "Për momentin mendoj vetëm të stërvitem dhe të luaj. Ndjehem si një fëmijë, më pëlqen të shkelmoj topin. Ndaj jetoj çdo gjë ditë pas dite. Ka mbetur ende pak tronditje për shkak të rënies. Por tani mund të them se ka një frymë të mirë grupi dhe lojtarët e rinj kanë sjellë optimizëm. Sipas meje, Uli Forte është shumë i aftë, një nga trajnerët më të aftë që kam takuar".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll