Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Armando Duka: Jemi më afër Euro 2016 me marrjen e këtyre tre pikëve me Serbinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef1b3f4cf9acec67ef5ddb446468c814

Menjëherë pas lajmit që gjykata e Lozanës vendosi ti japë tre pikët Shqipërisë duket se gjithë shqiptarët anembanë vendit e morën vesh lajmin. 

Pesë gjyqtarët e Lozanës kanë vendosur për ti dhënë të drejtë Shqipërisë pasi kanë dëgjuar pretendimet e gjithë palëve. Tashmë, Shqipëria me këtë fitore të arritur renditet e dyta në grup me 10 pikë, aq sa ka edhe Danimarka por me një ndeshje më pak.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka në një prononcim ekskluziv për newsbomb.al tha se ky ishte një vendim i duhur, dhe se gjykata ka gjykuar në bazë të provave dhe fakteve të paraqitura.

“Jemi të kenaqur sepse kjo është ajo që prisnim dhe që na takonte. Ndërkohë që kemi pasur një paraqitje të jashtëzakonshme në Lozanë në gjykatë dhe besoj se kjo është gjëja më e mirë. Falenderoj avokatët që kanë punuar në këtë çështje fort, duke na dhënë në fakt fitoren e merituar.

Të gjithë e pamë se ç’ndodhi atë ditë në Beograd, dhe për ne e gjithë shqiptarët nuk do të ishte normale ajo që ndodhte. Shpresoj shumë, që performanca e mirë e lojtarëve tanë të vazhdojë. Jemi më afër se kurrë drejt një sfide të paprekur më parë. Më vonë do të flasim më gjatë për këtë çështje” tha Armando Duka ekskluzivisht për newsbomb.al. 

 

LEXO EDHE: PUBLIKOHET VENDIMI I CAS PER NDESHJEN SERBI-SHQIPERI

OLSI RAMA, I AKUZUARI NGA AUTORITETET SERBE PER NGRITJEN E DRONIT: FITUES MORAL, POR EDHE REAL

SHQIPERIA FITON 3 PIKET ME SERBINE, GJYKATA NE LOZANE SAPO DHA VENDIMIN

DANIMARKA I FRIKESOHET SHQIPERISE PAS VENDIMIT: DIÇKA PO NDODH KUNDER NESH

KUSH ESHTE AVOKATI QE FITOI 3-PIKESHIN PER SHQIPERINE NE LOZANE

UEFA: “NO COMMENT” PER 3-PIKESHIN DHENE SHQIPERISE

JA SI PRITET VENDIMI I CAS PER SHQIPERINE (VIDEO)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img