Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndodhet në stadiumin Uembli të Londrës, ku po shikon gjysmëfinalen e Europianit mes Anglisë dhe Danimarkës.
Në stadium ai ka takuar edhe kryeministrin britanik Boris Johnson, me këtë të fundit që mbante veshur edhe fanellën e “Tre Luanëve”.
Foton e ka postuar vetë Duka në rrjetet sociale, teksa thotë se po shijon një birrë me kryeministrin britanik.
Armand Duka ndjek gjysmëfinalen e Europianit në Uembli, takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson
