Një grup arkeologësh në Izrael besojnë se kanë zbuluar qytetin biblik Emmaus, vendi ku Jezusi u shfaq pas vdekjes dhe ringjalljes.
Kërkimet kanë nisur prej vitit 2017 në muret gjigante të një fortese 2,200 vjeçare të periudhës helenistike. Ata besojnë se fortesa u ndërtua nga një gjeneral i Perandorisë së Seleucidit, i cili mundi në betejë Judën e Makabit.
Por arkeologët besojnë se ky zbulim mund të hedhë dritë mbi dëshminë në Ungjillin e Lukës, i cili përmend qytetin Emmaus në të njëjtat koordinata, si vendi ku Jezusi u shfaq për herë të parë pasi vdiq dhe u ringjall.
Foto nga gërmimet