Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Arkë me peshk dhe 1.000 euro për një vend pune në Ministri, GJKKO lë në “arrest shtëpie” Rovena Vodën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish- zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po e njëjta masë, “arrest shtëpie” është vendosur edhe për Majlinda Hasanin dhe Florida Beun, të cilat i dhanë para dhe ndikuan te ish-zv.ministrja për t’u punësuar në Ministri. Rovena Voda akuzohet se ka marrë 1.000 euro, një celular dhe një arkë me peshk nga dy gra të tjera, me qëllim punësimin e njërës prej tyre në administratën shtetërore.

SPAK kishte nisur një hetim tjetër në vitin 2019 dhe rastësisht në përgjime kishte dalë dhe ish-zv.ministrja Rovena Voda, shkruan newsbomb.al. Kjo e fundit i ka premtuar Florida Beut se do ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme dhe për këtë kishte ndërhyrë në DAP.

Më 13 shkurt 2020, avokatja Majlinda Hasani është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren Rovena Voda. Florida Beu i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune dhe menjëherë kjo e fundit ka telefonuar një person tjetër. Por Këto biseda janë përgjuar nga SPAK, dhe madje disa takime dhe janë filmuar.

Më shumë

spot_img
spot_img