Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

“Arkadash është Rama me Erdogan, jo popujt”, Dule: Janë politikanë të të njëjtit kallëp! Erdogan mbuloi me çarçafë mozaikët e Shën Sofisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Vangjel Dule thotë se përdorimi i fjalës “vëllazëri” përcakton marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, dhe nuk ka vlerë mes dy popujve.

Dule tha se Rama dhe Erdogan ploësojnë njëri-tjetrin, pasi janë politikanë të të njëjtit kallëp. Deputeti përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri u shpreh kundër vendosjes së emrit “Erdogan” të sheshit në një lagje të Laçit.

Pjesë nga deklarata e Dules në emisionin “Open”:

A bëhet fjalë për vëllazëri të zotit Rama dhe Erdogan? Apo vëllazëri midis popujve? Unë besoj se bëhet fjalë për vëllazëri midis Ramës dhe Erdogan. Janë të dy politikanë të së njëjtit kallëp. Shikojnë njëri-tjetrin në mënyrë komplementare. Erdogan nuk ka arritur të prekë çështje themelore politike si Edi Rama dhe e kundërta.

Vënia e emrit të një sheshi, kemi një histori të dhimbshme, emërtimet i vë historia nuk i vë politika. Kemi vënë emra qytetesh, i kemi ndërruar. S’mund të vëmë emrin një sheshi të një personi kur nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë me të.

Restaurimi i Xhamisë ishte pozitiv, një monument kulturor. Por shikoni çfarë tendencë ka, u restaurua nga një institucion shtetëror turk si TIKA, ndërkohë që Kishën e Shën Sofisë e shndërroi në Xhami dhe ato mozaikë të bukur i mbuloi me çarçaf.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img