Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Arka me peshk dhe celulari iPhone i kushtojnë shtrenjtë Rovena Vodës, SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-zv.ministren e Brendshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK, kërkon 1.6 vite burg për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda. Ajo akuzohet se ka marrë ryshfet një arkë me pehsk, një celular iPhone dhe 1,000 euro, për të punësuar shtetasen Florida Beu në Ministrinë e Brendshme.

Voda akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe deri tani ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në seancën paraprake ish-zv.ministrja socialiste ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe nëse Gjykata pranon kërkesën e SPAK, atëherë Rovena Voda dënohet me 1 vit burg.

Për ish-sekretaren Majlinda Hasani dhe Florida Beun, SPAK ka kërkuar 10 muaj burg. Seanca gjyqësore do të mbahet më datë 11 mars.

Kur dërgoi dosjen në gjyq, SPAK argumentoi se për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në përgjime, Voda ka dalë se ka marrë një arkë me peshk, 1,000 euro dhe një celular iPhone, për ti gjetur një vend pune në Ministri, një prej shtetaseve të sipërpërmendura. 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img