Arjon Luli dhe Serena Sulo janë një ndër çiftet më të komentuar së fundmi. “Çmenduritë” dhe “skandalet” e tyre nuk kanë të ndalur dhe po ja arrijnë më së miri të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Prej disa ditësh ish-konkurrenti i “Përputhen” dhe modelja ndodhen për pushime dhe tashmë të gjithë e dinë se çfarë foto dhe video mund të postojnë ata të dy.
Ka qenë Arjoni kësaj here, i cili përmes disa videove në instastory ka zbuluar se së bashku me të dashurën e tij janë “arratisur” drejt një vendi ku mund të bëjnë plazh nudo.
Përveç këtij fakti, Arjoni ka zbuluar dhe diçka tjetër, Serenën nudo. Në videon e publikuar ajo shihet komplet e zhveshur teksa qëndron pranë tij.
