Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Arjola Demiri bën rrëfimin e rrallë për ish-bashkëshortin, zbulon çfarë i kërkoi pas ndarjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktorja Arjola Demiri, mbrëmjen e djeshme ka folur më shumë për jetë e saj privat. Ajo rrëfeu se si u njoh me ish-partnerin e saj dhe pse më pas erdhi ndarja mes tyre.

Demiri tregoi se me ish-bashkëshortin nuk rruan asnjë lloj marrëdhënie dhe bashkë flasin vetëm për fëmijët. Më tej, Arjola sqaroi se historinë e saj brenda shtëpisë së “Big Brother” nuk e tregoi për “viktimizim”.

 “Jam një vajzë shumë e sinqertë. Në “Big Brother VIP” kam minimizuar historinë e jetës time. Të gjithë nuk e kuptojnë sinqeritetin dhe fakti që më dhemb më shumë është që është marrë sikur unë e kam thënë për viktimizim. Ndërkohë unë e kam thënë si një mënyrë për të mësuar shumë vajza, shumë gra që të frymëzohen.

Jo, nuk kam pasur pasoja. Deri në këtë moment që po flasim jo. Është eksperienca ime, e kam jetuar unë dhe në qoftë se unë do kisha shtuar, trilluar apo do kisha shpifur ndonjë gjë që s’është sigurisht që kjo do sillte problem. Përderisa kjo është historia ime, kushdo që të kishte qenë partneri im apo sido që të ketë qenë lidhja ime, e kam jetuar unë. Kur nisesh nga një histori ka dy anë të medaljes është e imja dhe e tjetrit. Unë kam treguar anën time të medaljes sepse atë më takon të tregoj. Nga eksperienca ime post-divorc unë kam kërkuar që të ishim për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie”, tha ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img