Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arjan Vasjari tregon bisedën me Ramën: I thash mos shko vetëm në zgjedhje, Meta duhet të zgjidhte krizën

Shkruar nga Newsbomb
Analisti Arjan Vasjari

Analisti Arjan Vasjari tha se i ka thënë kryeministrit Edi Rama të mos shkonte në zgjedhje i vetëm, në 30 qershor.

I ftuar në emisionin “Real Story” në Neës 24, Vasjari shtoi se Meta duhet ta kishte zgjidhur krizën, por nuk e bëri, ndërsa analisti Arjon Sulo tha se Presidenti nuk ka faj sespe 30 qershori ishte një turp kombëtar.

Më tej, Arjan Vasjari tha se ai personalisht nuk e besonte se Kryemadhi e dinte për planin e PD për djegien e mandateve.

Pjesë nga debati:

Vasjari: Fakti është që të gjitha dekretit e Presidentit, qofshin të gjitha yll me bisht, mazhoranca i ka rrëzuar. Kjo do të thotë se parimi i mirëbesimit institucional, që është themelor, ka rënë totalisht, që do të thotë se kjo mazhorancë nuk e pranon këtë President. Unë kam qenë nga ata njerëz që i kam thënë Edi Ramës që nuk duhet të shkosh vetëm në zgjedhje. Ia kam thënë kryeministrit. Jemi në një krizë dhe Presidenti duhet ta kishte zgjidhur, nuk e bëri, pra edhe Presidenti është pjesë e krizës dhe nuk e zgjidh dot.

Sulo: Unë flas me fakte, ti thua Meta është turp kombëtar, nuk e zgjidhi dot krizën. Turp është 30 qershori, por Meta nuk zgjidhi dot krizën.

Vasjari: Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, nuk kam interes as te PS, dhe as te PD. Djegia e mandateve ka qenë e strukturuar në kohë. Në shtator 2008, Berisha ka hedhur tezën e djegies së mandateve. Është e vështirë të besoj që Kryemadhi e ka ditur që do digjen mandatet.

Sulo: Pse ti mendon se një vendim politik bëhet sot për nesër?

Vasjari: Ilir Meta kishte të gjithë instrumentet në dorë për të mos lejuar djegien e mandateve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.