Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ilir Meta në shtëpinë e Arjan Salës për ngushëllim: U bëj thirrje mediave të raportojnë pa censurë, Arjani një hero që shpëtoi shumë jetë njerëzish (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta sapo ka dalë nga vizita në familjen e heroit të ditës së sotme Arjan Salës që u gjet mëngjesin e sotëm I pajetë në magazinat nën tokë në qendrën tregtare Casa Italia, raporton newsbomb.al.

Ilir Meta kërkoi reflektim nga strukturat shtetërore të emergjencave, ndërkohë bëri ndoshta ndër të rrallat herë edhe kritikën e tij për median, të cilat sipas presidentit, duhet të japin lajmet pa censurë.

“Isha sot ër të takuar familjarët për të ngushëlluar, të heroit të kësaj ngjarje, sepse falë përkushtimit  të tij, kemi një bilanc që nuk shmangu fatalitetetet, por shpëtoi shumë jetë të tjera njerëzore.

Ishte edhe një ngjarje për të reflektuar për strukturat e emegjencave për një reagim më të shpejtë dhe profesional dhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla të këtyre permasave duhet ti raportojnë pa censure pasi këto janë ngjarje mjaft tronditëse dhe këto janë ngjarje ku cdo institucion të vihet para përgjegjësisë për të përmbushur detyrimet për të shpëtuar jetët e qytetarëve.

Theksoj dhe njërherë, heroi i kësaj ngjarje, nuk jeton më. Fale angazhimit të tij u shpëtuan shumë jetë, do ta kujtojmë gjithmonë shembullin e tij si qytetar i përgjegjshëm për një njeri i cili pranoi të lërë pas jetën e tij që shumë familje të tjera të mos kishin viktima”, tha Presidenti për mediat pas vizitës në familjen e Arjan Salës, raporton newsbomb.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img