Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Arjan Konomi zbulon detaje të reja nga lidhja e Borës dhe Donaldit: Ata janë ndarë në muajin…

Lajme të ngjashëm

Arjan Konomi është një ndër personat të cilët gjatë këtyre viteve ka qenë shumë afër moderators Bora Zemani, kjo për shkak pasi ata prej dy vitesh janë kolegë në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Teksa ai ka shprehur hapur konsideratën dhe vlerësimin për moderatoren, së fundmi, ai ka komentuar lidhjen që ajo ka patur me Donald Veshajn.

Nëpërmjet një video “ live” në TikTok, Arjani ka ndarë me ndjekësit disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku e dinte shumë mirë se ata një ditë do të ndaheshin.

Kjo për shkak se, sipas tij, Donaldi dhe Bora më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Bilës kur ka filluar “Për’puthen” ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë.

Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”, ka treguar ai.

Më shumë