Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Arjan Curi: Të hapen shkolla prindërimi, të mësojnë si prindërohet! Po u rregullua familja gjithçka tjetër ecën mirë

Lajme të ngjashëm

Analisti Arjan Curi, komenton ngjarjet e fundit në vend me në fokus rininë. Ai thotë se në vend duhet të hapen shkolla prindërimi, sepse nëse rregullohet familja gjithçka tjetër ecën mirë.

“Kur ti ja blen fëmijës makinën e viti 2020 dhe më pas fëmija të kthehet i paketuar, ti thua çi bëra vetes, por kjo është tepër vonë”, thotë analisti.

“Perandoritë më të mëdha kanë rënë kur janë degjeneruar dhe rënë moralisht. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Ama pasojat do jenë këto degjenerimi i familjes, kombit dhe kështu me radhë. Kur ti ja blen fëmijës makinën e viti 2020 dhe më pas fëmija të kthehet i paketuar, ti thua çi bëra vetes, por kjo është tepër vonë.

Po nuk prindëruan prindërit drejt, shkolla dhe ligji vinë më pas. Pra është lufta jonë me prindërit. Duhen hapur shkolla prindërimi, të mësojnë si prindërohet. Po u rregullua familja gjithçka tjetër ecën mirë…unë problemin  e kam gjetur te prindërit, fëmija më i pjekur se vetë prindi”, është shprehur Arjan Curi te “Të paekspozuarit”.

Më shumë