Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arjan Çani: Rama jo vetëm mban timonin, tani e nget edhe pa duar fare

Shkruar nga Newsbomb
Arjan Çani

Gazetari Arian Çani u shpreh se Rama do të vazhdojë ta “mbajë timonin” e qeverisjes me një fuqi edhe më të madhe se sa kur e mori në vitin 2013.

Çani shtoi se me humor se tashme timoni ka frikë të kthehet majtas-djathtas, vazhdon ecën dhe se Rama nuk shfaq shenja të humbjes së kontrollit.

“Kam përshtypjen se Rama vazhdon ta mbajë timonin me një fuqi shumë të madhe, që unë e prisja, kështu që ai e ka timonin vetëm, ashtu sikurse e mori. Mendoj se sot më shumë se kurrë ai ia ka marrë dorën makinës dhe mund ta ngasë pa duar. Timoni ka frikë të kthehet majtas-djathtas, vazhdon ecën,” tha Çani në Ora News.

Nuk duket asnjë shenjë që ai mund të humbë kontrollin. Ai e ka ruajtur keq timonin sepse ka rënie të demokracisë, jeta është bërë më e trishtuar, ai vetë nuk reflekton energji pozitive si njeri dhe si kryeministër, transmeton vetëm energji negative nga të gjitha dritaret ne Facebook apo ne media. Më keq se kaq nuk mund të shkojë, por për të është shumë mirë. Por kjo nuk është problem për të, për sa kohë pjesa tjetër i bindet.

Çani shtoi se tashmë politika është kthyer në biznes ku ka shumë palë që fitojmë, përveç popullit të thjeshtë që është spektatorë dhe nuk fiton asgjë.

Arian Çani: Populli nuk do të reagojë, deri tani nuk e shoh diçka të tillë. Tashmë politika është kthyer në biznes ku ka shumë palë që fitojmë, përveç popullit të thjeshtë që është spektatorë dhe nuk fiton asgjë. Të gjitha këto bëhen si spektakël, ai duhet t’i bëjë këto gjëra. Fakti që Rama po takon opozitën parlamentare në kryesi tregon se ata do të binden, jo sepse do tu flasë me parime se cdo gjë ndodh në fshehtësi.

Unë mendoj se ky vit do të jetë vit i mbushur me para. Jo vetëm cash, por do të ketë rishpërndarje në ato duart, që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve në fund.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll