Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Arjan Çani ironizon SHBA: Të bombardojnë selinë e PD që gjen kurajon t’i kundërshtojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Arjan Çani ironizon politikën e Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian për ndërhyrjet në Reformën në Drejtësi dhe thotë se SHBA-të duhet të bombardojnë selinë e Partisë Demokratike, meqënëse kanë gjetur guximin t’i kundërshtojnë, duke nënkuptuar se është një praktikë amerikane të bombardojë këdo që e kundërshton.

“E papare e padëgjuar kjo që po ndodh. U bë një copë opozitë e një katundi si Shqipëria të refuzojë planin amerikan të reformës së famshme në Drejtësi…

Ca domethënë kjo histori? Ku e gjen kurajon Lul Basha apo Meta të kundërshtojnë aleatin tonë të madh dhe të plotëfuqishëm USA??? Po mirë këta të katundit tonë, po amerikanët ç’paskan qenë që vazhdojnë akoma të enden nëpër zyrat e këtyre tanëve për t’i bindur që të votojnë kushtetutën e re? Mjaft më.

Koha nuk pret.

Për arsye madhore, duhen rrafshuar të gjithë ata që kanë guximin të refuzojnë planin USA. Pak halle ka Rama me aleatet e tij ndërkombëtare saqë duhet ende të humbasin kohë me këta frikacakët e reformës??? Mjaft më!

Një bombë në selitë që refuzojne dhe ecim përpara.

Vetëm se një pyetje kisha un para bombardimit. Ore pse nuk po e thotë ende askush të vërtetën e thjeshtë që fshihet pas gjithë këtij teatri të madh? Tamam, tamam cilët janë këta amerikanë që po ngulin këmbë kaq shumë që kjo e famshmja reforme të votohet siç duan ata dhe ku e kane hallin që e duan me patjetër???”,raporton “360grand”.

Më tej ai e quan demagogji përpjekjen e SHBA dhe BE për të ndihmuar Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Jo për ndonjë gjë po sot po me thoshte dikush se amerikane e europianë bashkë e bëjnë për Shqipërinë dhe banorët e saj gjithë këtë sakrificë. Hahahaha… Quelle démagogie! J’adore ça…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img