Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arian Çani: Edi Rama i ka hedhur trutë e gomarit dynjasë, Ambasadat e dinin që ai do t’i fitonte zgjedhjet, me Bashën luan bllof

Shkruar nga Newsbomb
Arian Çani: Edi Rama i ka hedhur trutë e gomarit dynjasë,

Moderatori dhe gazetari Arian Çani thotë se kryeministri Rama “u ka hedhur njerëzve trutë e gomarit” dhe të gjithë e besojnë. Sipas tij, dalja e Ramës “i ngrysur” ditën e zgjedhjeve ishte një skenar i mirëmenduar.

“E gjitha kjo është spektakël, me dy aktorë. Sigurisht Rama është aktor më i mirë. Rama s’ka nevojë fare për bashkëpunimin e Bashës, luan bllof. Kur doli Rama si i mërzitur ditën e zgjedhjeve, thanë të gjithë iku ky. Kurse Basha doli i gëzuar. Rama doli ashtu që mos i jepte shkas kundërshtarëve të thonin që po vidheshin votat”, tha Çani.

“Është skenar i shkruar, regji. Rama është aq diabolik sa të shkruajë vetë skenarin. Ai ka këshilltarë, dëgjon, dëgjon, është dhe regjistor, dhe shkruan vetë”,shtoi ai, ndërsa tha se kryeministri “u ka hedhur trutë e gomarit” njerëzve.

“Është bllof ky me Bashën. I hedh trutë e gomarit gjithë dynjasë, të tyrëve që e kanë votuar, të huajve. Rama nuk e ka qëllim që ta pranojë Basha. Ai e di që kjo sekuencë ndahet, dhe shpërndahet me shpejtësinë e dritës. Një fitimtar që ka këtë zemërgjërësi. Ambasadat e dinin që do të fitonte. Papritur ambasadat shohin që ky është një zemërgjerë. Hedh sirën.

Shqiptarët duhet të kuptojnë këtë. Shpërlarje truri. Ne mund të buzëqeshim, por Rama e merr shumë seriozisht. Nuk kam parë deri më sot një personazh politik që di ta bëjë më mirë se ky. Përmbajtja është ku thërret qameti. Rama ka kuptuar një gjë, zotëri dikur ku ishte i ri, nuk ka përmbajtje, forma është e vetmja përmbajtje”, shtoi Çani në emisionin "Pikat mbi I".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu