Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Argon Duka: Rama është “un figlio di buona madre”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti dhe kreu PAA-s, Agron Duka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, tha se kryeministri Rama ka vendosur në krye të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit një oficer këmbësorie.

Duka: Për AKU-në dhe për mishin në rrugë shumë mirë bën që flet. Shyqyr që kësaj here nuk ka LSI-në. Drejtori i parë që ka vënë ky është një oficer këmbësorie drejtor i AKU-së. Ky se ka si koncept këtë punë. Faktikisht kjo është një sëmundje e politikës në përgjithësi.

Unë mund të japë shembuj plot që janë vënë edhe njerëz të inkriminuar në pozicione të tilla. Ne duhet ta vendosim me ligj që ta shkëpusim njëherë e përgjithmonë njerëzit që nuk janë specialistë në pozicione drejtuese që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore. Për ndryshe, e njëjta histori do të përsëritet prapë.

Të shohim çfarë do të bëjë ky. Ky është “Figlio di buona madre” (që në zhargonin e përditshëm italian do të thotë bir k****, është sinonim i filgio di putana) që ua ka marrë dorën mirë shqiptarëve. Harron që vet ka qenë në qeverisje dhe ka marrë pjesën e luanit. Në radhë të parë të bëjë autokritikë për veten. Unë nuk kam besim që ky do të realizojë atë që thotë sot. Nëse e bën i jap dorën, megjithëse nuk e heq dot mëkatin që ka bërë në 4 vjet.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img