Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Argjentina nis përpjekjen madhore për identifikimin e viktimave të “Luftës së Pisët”, teste ADN-je edhe në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria argjentinase ka dërguar mijëra pako me teste ADN-je te konsullatat e saj në mbarë botën, në një përpjekje madhore për të identifikuar viktimat e “Luftës së Pisët”, rreth katër dekada më parë gjatë diktaturës ushtarake.

Muajin e kaluar, autoritetet argjentinase në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar për të Drejtën e Identitetit dhe hetues të Antropologjisë Forenzike Argjentinase, nisën një fushatë ndërkombëtare për të identifikuar burrat, gratë dhe fëmijët të vrarë nga junta ushtarake në 1970 deri në fillim të viteve 80’.

Pas grushtit të shtetit në vitin 1976, ushtria argjentinase nisi shtypjen brutale të opozitës duke vrarë rreth 30,000 persona, pjesa më e madhe civilë dhe të pa armatosur.

Abuzimet e kryera ndaj “los desaparecidos” në Luftën e Pistë të Argjentinës kanë lënë një traumë të thellë në memorien e popullit argjentinas. Të burgosurat që ishin shtatzënë mbaheshin gjallë deri sa lindnin dhe më pas vriteshin. Rreth 500 foshnje i janë marrë familjeve që mbaheshin peng, dhe u jepeshin çifteve ushtarakë pa fëmijë për t’i rritur si të tyret.

fwgrwsg3g3g
Jorge Rafael Videla, udhëheqësi i juntës betohet si president pas grushtit të shtetit në 29 mars, 1976

Detyra për identifikimin e viktimave është një punë herkuleane, që do të nisë me identifikimin e vendeve ku u varrosën.

Me ardhjen e demokracisë, u zbuluan disa varre masive të cilat ndodheshin në qytetet kryesore. Ndërsa qindra trupa i nxorri deti në breg. Ato ishin hedhur nga të ashtuquajturat “Fluturimet e Vdekjes”, ku pengjet drogoheshin dhe hidheshin nga aeroplani në Oqeanin Atlantik, shkruan newsbomb.al.

Mbi 600 eshtra janë zbuluar deri tani, por identifikimi i tyre ka qenë i vështirë për shkak të mungesës së informacionit gjenetik.

Tashmë kërkimi për familjet e të zhdukurve është zgjeruar ndërkombëtarisht, ndërsa qeveria argjentinase ka udhëzuar konsullatat e saj në mbarë botën se si të marrin kampionë për kryerjen e testeve të ADN-së.

Pakot e para të testeve u dërguan në konsullatën e përgjithshme argjentinase në Romë me shpresën se testimet në Itali do të zbulojnë shumë prej identiteteve të munguara.

Qindra-mijëra italianë emigruan në Argjentinë në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të dhe pothuajse 700,000 argjentinas kanë shtetësi të dyfishtë. Shumë italianë gjithashtu udhëtuan në Argjentinë gjatë diktaturës ushtarake për t’u bashkuar me rezistencën kundër regjimit të ekstremit të djathtë. Në tetor të vitit 1982, gazeta italiane Corriere della Sera botoi një listë me 297 italianë të moshës 17 deri 29-vjeç që u zhdukën ndërsa ishin në Argjentinë.

Teste ADN-je janë dërguar edhe në Shqipëri, Maltë dhe San Marino.

Në fillim të shekullit të 20-të, mendohet se 20,000 deri në 30,000 shqiptarë u larguan në ekzil drejt Argjentinës. Ndërsa shumë arbëreshë janë larguar drejt Argjentinës së bashku me italianët gjatë emigrimeve të mëdha në shekullin e 19-të.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img