Argjentina fitoi 2-1 me Australinë në ndeshjen e dytë për raundin 1/16-ave. Kombëtarja amerikano-latine kualifikohet kështu në çerek-finale ku do të përballet me Hollandën më 9 dhjetor në orën 20:00.
Heroi i sfidës nuk kishte si të mos ishte Leo Messi i cili do të luante ndeshjen e 1000-të në karrierë dhe do ta kurorëzonte me një gol që vlen shumë pasi kalon një tjetër ikonë si Maradona në renditjen e golashënuesve argjentinas në Botëror. Tashmë para tij sheh vetëm Gabriel Batistutan me 10 gola, 1 më shumë se “Pleshti”.
Rrugën e rrjetës do ta gjente edhe sulmuesi Julian Alvarez në minutën e 57’ ku do të përfitonte nga një gafë e portierit për të dërguar topin në rrjetë dhe shënon kështu golin e tij të dytë në këtë Botëror.
Australianët do të rihapnin sfidën në minutën e 77’ me një autogol të Enzo Fernandez por në fund nuk do të vlente shumë pasi ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat.