Hapësire reklamuese

Politikë

Argita për herë të parë në Kuvendin e PD, Berisha shoqërohet dhe nga e shoqja

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi Kombëtar i grupimit të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha ka nisur dhe anëtarët kanë votuar për pjesëmarrjen dhe konfirmimin e kuorumit të nevojshëm. Siç u deklarua në nisje, të pranishëm janë 1,200 delegatë nga 1,600 që janë në total.

Bie në sy se në punimet e sotme, në këtë organizim të rëndësishëm për një parti politike, merr pjesë dhe vajza e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD.

Argita Berisha per here te pare ne Kuvendin e PD, krah te atit Argita Berisha per here te pare ne Kuvendin e PD, krah te atit

Argita Berisha ka zgjedhur të shfaqet më shpesh në mediat kohët e fundit, qëkur SPAK nisi një proces gjyqësor ndaj bashkëshortit dhe babait të saj, për tjetërsimin e ish-Klubit Sportiv Partizani. Sali Berisha është shoqëruar sot, ashtu si përherë dhe nga bashkëshortja, Liri Berisha.

Lexo edhe: Grupimi demokrat i Sali Berishës mbledh sot Kuvendin Kombëtar

Sali dhe Liri Berisha ne punimet e Kuvendit Kombetar te PD - 2 Dhjetor 2023 Sali dhe Liri Berisha ne punimet e Kuvendit Kombetar te PD - 2 Dhjetor 2023

Siç ka rrjedhur në media, në Kuvendin e sotëm pritet që të bëhet një bashkim i deklaruar i deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe atyre që janë pas Gazment Bardhit, pasi prej kohësh këto dy grupime zhvillojnë tryeza të përbashkëta.

“Kjo qëndresë që bëjnë 43 deputetë, në emër të qytetarëve që përfaqësojnë, kjo qëndresë, me të njëjtën forcë, me të njëjtin qëllim, bllokimin e një pushteti të paligjshëm, bllokimin e një pushteti të paligjshëm në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo hallkë të tij, është detyra jonë më imediate”, ka thënë Sali Berisha dy ditë më parë, duke përforcuar më tej zërat për bashkim me grupin e Bardhit.

Punimet e Kuvendit Kombetar te PD - 2 Dhjetor 2023 Punimet e Kuvendit Kombetar te PD - 2 Dhjetor 2023

Megjithatë, pritet se çfarë vendimesh do të merren në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar të këtij grupimi të drejtuar nga Sali Berisha, përveç votëbesimit të tij.

Në shumë dalje publike, ish-kryeministri është shprehur se demokratët do të nisin protestat për rrëzimin e Ramës dhe këto deklarata janë bërë edhe më të shpeshta pasi SPAK e mori atë të pandehur bashkë me dhëndrin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese