Hapësire reklamuese

Politikë

Argita Malltezi pjesë e politikës? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Argita Malltezi pjesë e politikës? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Sot u zhvillua Kuvendi Kombëtar i grupimit të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha. Mirëpo një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen ishte prezenca e Argita Malltezit.

Jo vetëm prezenca, por për herë të parë Argita mbajti dhe një fjalim të gjatë, duke ngritur kështu  pikëpyetje nëse në këtë mënyrë vajza e Berishës po i futet politikës.

Pikërisht për këtë çështje ish-kryeministri Berisha është pyetur nga mediat. Berisha tha se Argita mbajti thjesht një fjalim për të shprehur mendimin e saj si aktiviste e PD.

“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta”,tha Berisha.

Lexo edhe: Fjalimi që zyrtarizon futjen e Argita Malltezit në politikë: Të rikthejmë shpresën!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese