Hapësire reklamuese

Politikë

Argita Malltezi i përgjigjet Carlo Bollinos: Gllabërove truallin e familjeve tiranase

Shkruar nga Newsbomb
Argita Malltezi i përgjigjet Carlo Bollinos: Gllabërove truallin e
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, i është përgjigjur botuesit Carlo Bollino, pas një shkrimi që ky i fundit ka bërë në median e tij ku pretendonte se Argita Malltezi kishte gënjyer në daljen e saj televizive të tre ditëve më parë. Lexo edhe: Dalja televizive e Argita Malltezit, shenjë se Berisha e ka dorëzuar stafetën?! "Ne fushaten e tij shpifjeve Karlo Bolino njeriu qe gllaberoi me Edi Ramen per mediat e tij qeveritare truallin e falur nga familje fisnike të Tiranes per ndertimin e gjimnazit ne zonen prej 60 mije banoresh, ku nuk kishte nje te tille, publikoi traktin e shpifjeve te radhes", e nis përgjigjen e saj Malltezi. “Kur edhe Argita Berisha gënjen dhe ne studio televizive nuk behen pyetje”, është titulli i shkrimit të Bollinos, të cilit i referohet vajza e ish-kryeministrit dhe rendit një nga një faktet për përgënjeshtrimin e artikullit. Një ndër juristet më të mira në vend dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Argita Malltezi sqaron se në 200 faqe të dosjes gjyqësore nuk ekziston asnjë akuze, në kuptimin ligjor të kësaj fjale, ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit sepse ndaj tyre nuk është gjetur asnjë provë.

Lexoni përgjigjen e plotë të Argita Malltezit, për botuesin Carlo Bollino:

Pergjigje biznesmenit te Rames, Karlo Bolino. Ne fushaten e tij shpifjeve Karlo Bolino njeriu qe gllaberoi me Edi Ramen per mediat e tij qeveritare truallin e falur nga familje fisnike të Tiranes per ndertimin e gjimnazit ne zonen prej 60 mije banoresh, ku nuk kishte nje te tille, publikoi traktin e shpifjeve te radhes. Ketu me poshtë po paraqes pergenjeshtrimin ndaj mashtrimeve te tij, ne shkrimin me titull “Kur edhe Argita Berisha genjen dhe ne studio televizive nuk behen pyetje”, te dates 31 tetor 2023. Le ti analizojme me radhe keto shpifje,
  1. Ne shkrimin Bolino insiston, duke mashtruar ne menyre te paskrupullt, për akuza te ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit. E verteta eshte se ne 200 faqe te dosjes gjyqesore nuk ekziston asnje akuze, ne kuptimin e ligjor te kesaj fjale, ndaj Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit siç genjen Bollino. Kjo vetem e vetem sepse ndaj tyre nuk eshte gjetur asnje prove. Ndaj dhe ata jane sanksionuar si persona nen hetim dhe jo ne ndjekje penale siç pretendon Bolino.
  2. Ai shkruan per 17 kulla te ndertuara ne teritorin e Klubit Partizani, edhe kjo eshte nje genjeshter ordinere. Ne ate teritor nuk eshte ndertuar asnje kulle por vetem pallate.
  3. Ne shkrimin plote shpifje te Bolinos, duke ju referuar faktit te pamohueshen te fillimit te procesit te privatizimit te kompleksit te Klubit Partizani nga qeveria e Fatos Nanos, ai shkruan se shkresa mban daten 21 korrik 2005, pra tre javë pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, dhe se kjo qeveri nuk kishte me asnjë kompetencë dhe as mundësi për të bërë asnjë privatizim. Ky eshte nje mashtrim tjeter e Bolinos. Çdo qeveri ka te drejten kushtetuese dhe ligjore te vendimarrjes deri ne diten e betimit te qeverise tjeter.
  4. Në shkrimin e tij ai shfrytezon ngaterrimin e nje date, ate te miratimit nga Berisha te vendimit te Edi Rames per ndryshimin e destinacionit te klubit Partizani nga terren sportiv ne zone urbane. Eshte e vertete se vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte marre 1 muaj pas miratimit nga Berisha te vendimit te firmosur nga Edi Rama, por eshte po kaq e vertet eshte se ky vendim i heq çdo te drejte KRRTRSH te ndryshoje apo anulloje vendimet e keshillave te rregullimit te teritorit te bashkive. Dhe ky vendim provon katerciprisht ipso facto se Berisha kishte mbajtur qendrim te drejte.
  5. Bollino behet qeshark kur rreket te keqperdore sqarimin se Jamarber Malltezi u fut si investitor me 1200 meter katror toke. Sipas tij ky “sqarim që edhe mund të quhet nje bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berishës, pra qe dhendri ishte vetem nja nga 64 pronaret dhe vëtëm me një cope te vogel dhe te paperfillshme te truallit. Tani e degjoime edhe nga bashkëshortja qe dhëndrri ka qene perfituesi kryesor i privatizimit.” Spekullant i mjere. Vete gjykata pohon se Jamarber Malltezi eshte 1/64 ne fisin Begeja dhe se ai ka trasheguar 113 meter toke ne fazen e pare te projektit. Blerja e tokes prej Jamarber Malltezit nga te afermit e tij, pas kthimit te prones, nuk ka asnje lidhje me çka trillon Bolino. Kjo eshte nje shitblerje e lire midis paleve dhe per kete ekziston çdo dokument, te cilat SPAK gjithashtu I disponon
  6. Bollino shprehet se “mes 2010 dhe 2012, duke shitur apartamentet në gropë (pra, para se të ndërtohen) Jamarbër Malltezi ka arkëtuar shifrën e marramendese prej 11 milionë euro që e ka futur si kontribut të tijin në ndërtim.”. Kjo eshte nje genjeshter e trashe. Se pari shifra prej gati 11 milionesh I referohet arketimeve te shoqerise dhe jo Jamarber Malltezit. E thene ne menyre te pergjithshme, u perket tre investitoreve. Kjo shume përfaqson te ardhura nga shitjet dhe jo fitime. Jamarber Malltezi nuk ka terhequr asnje fitim ne kete periudhe dhe te gjithe arketimet kane shkuar per te mbuluar koston e ndertimit, dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj te treteve nga shoqeira, si dhe per vijimin e investimit. Kete e provojne qindra kontrata bleresish, te deklaruara sipas kerkesave ligjore. Shifra e arketimeve eshte reflektuar ne bilancet e viteve perkatese dhe eshte depozituar ne QKB dhe tatime qe atehere dhe ndonese Bollino, si miku I Rames mund te mos e dije cfare eshte bilanci, e sqaroj se bilanci I dorezuar nuk mund te ndryshohet sot. Te gjitha jane ne dosjet e SPAK. Sipërfaqet e ndertuara, që përfshijne apartamente, dyqane dhe parkime, janë te certifikuara në aktet e kolaudimit sipas lejeve te ndertimit.
  7. Bollino eskalon ne shpifje te tij e thote “meqe nuk ka asnje gjurme ne llogari bankare (e ka fjalen për 11 milione euro, nga shitja ne grope shenimi im) a eshte e mundur që ato para te ishin cash qe vinin nga korrupsioni familjar?” E verteta eshte se per cdo qindarka te kesaj shume SKAP disponon te gjitha kontrata, faturat bankare dhe tatimore. Shtoj ketu se marreveshja midis tre ortakeve per shitjen e apartamenteve ne grope qe ne fillim te ndertimit eshte pohuar ne deshmine e tij ne SPAK nga Fatmir Bektashi. E gjithe shifra e arketimit nga kjo shitje eshte e dokumentuar dhe SPAK disponon te gjithe dokumentat. E sigurojme Bollinon se kjo shpifje e tij e ulet do ti shtohet padise kunder serialit te gjate te shpifjeve te tij.
  8. Përsa I perket shifres 45 mije euro (qe ti e citon 49 mije), për të cilen Bollino pretendon se nuk ekziston asnje gjurme, eshte thjesht genjeshtra e rradhes. Jamarber Malltezi ka derdhur me banke kontributin e tij. Kete e pohon edhe GJKKO në faqen 131 te vendimit.
  9. Se fundmi, ndryshimin e destinacionit dhe lejen e ndertimit e ka leshuar Edi Rama, i vetmi zyrtar në këtë dosje, qe mban vulen e gjykatës si shperdorues detyre. Ndonese kishte vendime te tre shkalleve te gjyqesorit qe e detyronin te zbardhte lejen qe kish miratuar vete, Edi Rama, ne gjuetine e tij te shtrigave refuzonte te zbardhte lejen, vetem sepse mesoi qe Jamarber Malltezi ishte nje nga investitoret. Me pas leje kane miratuar si kryetare te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese