Hapësire reklamuese

Politikë

“Argita Malletzi në krye të PD?”, Paloka: Janë fantazi të nxitura nga një burim

Shkruar nga Newsbomb
“Argita Malletzi në krye të PD?”, Paloka: Janë

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili është pozicionuar në grupimin e Sali Berishës ka folur për zhvillimet më të fundit politike.

Ai tha se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi nuk do të marrë postin e Berishës duke hedhur poshtë aludimit që qarkullojnë që pas daljes së saj në një intervistë televizive.

Sipas deputetit demokrat, vetë Argita e ka sqaruar pozicionin e saj në brenda Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

Ju e njihni mirë zotin Berisha dhe i keni qëndruar pranë. Në këto kushte si ju duket Berisha në raport me mbështetësit e tij?

Mbase nuk duhej ta thoja, por mendoj se me këtë që po bëjnë me Berishën po bëhet favori më i madh. Praktikisht Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë që kërkon të burgosë kryetarin e opozitës. Kështu e sheh Evropa.

Ka shumë nga ata persona që mendojnë se Berisha duhet të largohet. Pati aludime se mund të jetë e bija,  Argita Malltezi, e cila do e pasojë. Ju do e përshëndesnit?

Malltezi e mbajti vetë pozicionin e saj. Edhe po ta mendonte të ishte aktive në politike, nuk ka qenë kaq publike me një dalje në emision. Ajo  vetë e sqaroi pozicionin e saj. Dua të theksoj se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit. Janë fantazi të nxitur nga një burim.

Si e mendoni rezultatin e këtij komisioni për Berishën?

Mendoni se do thyejnë vendimin e Ramës? Jo! Rama ka dëshirën perverse dhe ti poshtërojë rivalët. Ti kërkon një të drejtë kushtetuese, ai ta heq. Çështja më të drejtë opozita nuk ka pasur ndonjëherë. Kjo kauzë u mbështet nga të gjithë, edhe nga ndërkombëtarët.

Do ishte gati opozita për zgjedhje?

Jo, pasi nuk ka zgjedhje dhe as drejtësi. Rama nuk të lë të bësh zgjedhje, dhe as drejtësi nuk ka.

Kam bindjen se ky do të jetë viti i fundit i Ramës në qeveri. Arsyen do e tregojë koha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese