Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Arestohet bullgari që përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare në Athinë, e tërhoqi te ashensori dhe e futi në shtëpi me dhunë

Shkruar nga Newsbomb
Arestohet bullgari që përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare në

Policia greke ka arrestuar 35-vjeçarin bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë. Oficerët e policisë dhe drejtorisë së Sigurisë së Athinës të cilët po e kërkonin, arritën ta lokalizonin duke dhënë alarmin.

U njoftuan përforcime dhe policë të OPKE arritën në vendngjarje, pasi 35-vjeçari konsiderohet person i rrezikshëm. Ai akuzohet për ndalim të paligjshëm dhe përdhunim.

Gruaja punonte si pastruese në Petralona. Dje, ajo tregoi para autoriteteve orët e tmerrit që kishte përjetuar. Ajo u rrëmbye me forcë nga një 35-vjeçar bullgar, i cili abuzoi seksualisht me të dhe e mbajti të mbyllur në banesë për rreth pesë orë.

Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë. Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë”, tha më tej ajo.

Pas më shumë se pesë orësh, shqiptarja arriti të dalë në ballkonin e apartamentit dhe kërkoi ndihmë. Kalimtarët e rastit telefonuan menjëherë policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bërë të mundur lirimin e shqiptares.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll