Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Ardjan Takajt nuk ‘i del inati’ me UEFA-n, ironizon me rezultatin e Bayern-Barcelona: U alarmuan se u mund Skëndërbeu 5-1, po kjo e sotmja si do quhet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me rezultat të papritur përfundoi ndeshja e Champions League mes Bayern Munich dhe Barcelonës, me gjermanët që fituan me rezultatin tenistik 8-2.

Shumë ndjekës të futbollit e kanë komentuar këtë rezultat, ndërsa bie në sy ironia e presidentit të klubit të futbollit “Skënderbeu”, Ardjan Takaj, i cili e lidh këtë rezultat me dënimin e klubit të tij nga UEFA.

Vetëm pak ditë më parë “Skënderbeu” humbi gjyqin edhe në Gjykatën Federale, e cila la në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e klubit korçar me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë.

Takaj shkruan se kur “Skënderbeu” humbi me rezultatin 5-1 ndaj Sportingut të Lisbonës UEFA u alarmua, por të shohim se si do e quajnë ndeshjen e sotme.

“Hahaha u alarmua uefa se u mund Skenderbeu me Sportingun 5-1 ne me 10 lojtar po kjo e sotmja si do quhet”, shkruan Takaj.

Duket se presidentit Takaj nuk i ka dalë ende inati për atë dënim që UEFA i dha Skënderbeut, që për hir të së vërtetës ishte shumë i ekzagjeruar, pasi klubi korçar u bë “shembull” për ekipet e tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img