Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me atentatin e ndodhur dy ditë në fshatin Gurëz, Kurbin u vra një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se biznesmeni Ardjan Gjeloshi ishte vëzhguar prej disa ditësh me dron dhe bazuar në të dhënat e grupit hetimor, një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve.
Selman Mihana, ekonomist në një firmë inertesh në Kurbin u vra aksidentalisht mëngjesin e së shtunës nga atentati i cili raportohet se ishte planifikuar për pronarin e firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë dhe dyshohet se janë dy persona veshur me të zeza që kanë hyrë në ambientet e biznesit. Pasi kanë kapërcyer rrethimin kanë hapur zjarr menjëherë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit.
Dy janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e djeshëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes.
Si ndodhi ngjarja
Atentati ku mbeti i vrarë ekonomisit Selman Mihana u u shënua në orën 07:00 te mëngjesit në fshatin Gurëz.
70-vjeçari Mihana, kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, por ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës, firmës së inerteve në Kurbin. Policia e Kurbinit në njoftim zyrtar tha se shënjestër e atentatit është pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta.
Dyshohet se autorë kanë vëzhguar lëvizjet e shenjestres, por pa arritur ta vrasin. Sapo 51-vjecari Ardian Gjeloshi ka hyrë në ambientet e firmës, atentori ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me kallashnikov. Nga të shtënat, mbeti i vrarë aksidentalisht ekonomisti i cili duket se ka qenë në shoqërinë e pronarit dhe ka tentuar ta mbrojë atë. Ndërsa personi i dytë ka pritur në makinë. Policia ka sekuestruar në vengnjarje 20 gëzhoja si dhe po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan me makinë në drejtim të fshatit Fushë-Kuqe.
Zv/drejtori për hetimin e krimeve në Policinë e Lezhës, Gentian Berberi tha se objektiv i autorëve të krimit ka qenë pronari i firmës, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur dhe jo ekonomisti që u vra.
“Dyshohet që është qëlluar me automatik. Ka të dhëna të lëvizjes së autorëve me një mjet. Po hetojmë konfliktet, mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektiv i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, u shpreh Gentian Berberi.