Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Ardit Gjebrea i përgjigjet Endri Priftit për paracaktimin e fituesit te Kënga Magjike: Pak më shumë respekt për...

Shkruar nga Newsbomb
Ardit Gjebrea i përgjigjet Endri Priftit për paracaktimin e fituesit

Moderatori Ardit Gjebrea ka regauar pas deklaratës së këngëtarit Endri Prifti, i cili dje tha se janë paracatuar fituesit e Këngës Magjike.

Prifti shkruante se fituesi ëshë vendosur muaj më parë, teksa ndër të tjera shkruante se do të merte pjesë në Këngën Magjike, por që “as nuk e mori vesh se për nuk do të jetë”,

Në lidhje më këtë Gjebrea shkruan se se ai nuk ka rrespektuar rregullat dhe se pranimi ëhstë mbyllur më 24 maj, ndërsa Endri ka kërkuar të dorëzojë këngën në tetor.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?

Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, ka shkruar Arditi.

Endri Prifti “zbulon” kush do e fitojë Këngën Magjike dhe festivalin e RTSH: Janë vendosur 5 muaj para

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll