Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

VIDEO/ Ardit Gjebrea e telefonon se ka fituar Telebingon, por qytetari kishte ndërruar jetë disa orë më parë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasditen e sotme në Telebingo në emisionin “E diela Shqiptare”, ka ndodhur vërtetë një ngjarje e pazakontë dhe jashtë mase e trishtë.

Arditi gjatë telefonatave te zakonshme ku flet dhe luan me fituesit e Telebingos, sot ndodhi një ngjarje e cila kurrë më parë nuk ishte dëgjuar në këtë emision.

Ardit Gjebrea telefonoi një prej fituesëve të Bingos, papritur në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me personin që kishte të shkruajtur emrin në biletë, më pas Arditi pyet se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë.

Ajo i tha se zotëria në fjalë kishte ndërruar jetë këtë mëngjes, kjo stepi Arditin dhe gjithë stafin dhe publikun në skenë.

“I zoti i biletës vdiq sot në mëngjes,”- tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studio.

Ndërsa Arditi e ngushëlloi dhe i tha se loja do të vazhdojë një moment tjetër, duke e çuar kështu biletën te komisioni.

Pas kesaj telefonate loja vazhdoi dhe nje nje nga lojtaret pati fatin te kapte cmimin “Rroga Telebingo”, 500 mije leke ne muaj per 2 vjet. Por nuk mbaroi me kaq, Arditi lajmeroi qe per javen e ardhshme do te jepet Makina me rastin e 28 Nentorit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img