Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do të ishte dakord me dy kandidaturat për president të përfolura të ish-kryeprokurores Ina Rama dhe gjyqtarit Ardian Dvorani.
Berisha, gjatë një konference me gazetarët, nuk ka kursyer sulmet ndaj tyre duke e quajtur Dvorain si “simboli më i nxirrë i korrupsionit në drejtësi”. Ndërsa për Ina Ramën, Berisha u shpreh se ajo ishte pjesë e puçit të dështuar të 21 Janarit.
“Që të dy pa përjashtim janë subjekt i ndjekies penale, për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92 metër katror në një kohë kur apartamenti rezulton 128 m2.
Dvorani është simbol më i nxirrë i korrupsionit në këtë gjyqësor. Ina Rama mori pjesë aktive në puçin që dështoi në 21 janar. Ajo mori një akt të dekapitimit të zinxhirit të Gardës, me qëllim që dështimi në fazën e parë të kishte sukses në fazën e dytë. Ka kryer një veprimtari anti-kushtetuese”, u shpreh Berisha.