Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eksperti Civici: Ringritja e ekonomisë shqiptare jo e shpejtë, si mund të ndihmojë shteti

Shkruar nga Newsbomb
Ardian Civici

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici, ka folur për situatën ekonomike në vend pas pandemisë së koronavirusit.

Në një lidhje direkte për news24, sa i përket gjendjes së ekonomisë në vend, Civici tha se pandemia është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë ekonomia shqiptare në këto 30 vite.

“Sigurisht ishte ‘97 por tani mori dy goditje, ishte ajo e tërmetit dhe tani për shkak të masave. Janë prekur sektorët më jetikë të ekonomisë shqiptare, turizmi, transporti, prodhimi dhe ndërtimi. Edhe në 3-mujorin e katërt të vitit 2019 patëm një rritje ekonomike minimale dhe sigurisht dhe për 3 muajt e parë të këtij viti do jetë në shifra të vogla. Konsumi është ngushtuar. Goditja për ekonominë shqiptare është shumë e rëndë. 2020 do jetë viti ku ekonomia shqiptare ka marrë goditjen më të rëndë”, tha ai.

Por kur mund ta marrë veten ekonomia?

“Është një debat që po bëhet në të gjitha vendet. Janë disa skenarë të parashikuara për ekonomitë e vendeve të ndryshme. Skenari më i mirë është në formë V-je që shkon deri në pikën fundore dhe ngritja do jetë e shpejtë. Skenari më i keq në formë L-je. Mendoj se në rastin e Shqipërisë dhe nga analizat që bëhen referuar strukturës së ekonomisë shqiptare, më e pranueshme do jetë një kurbë në formë U-je. Nëse deri në fund të qershorit shkojmë në pikën fundore të rënies do na duhen 3-4 muaj stanjacion që të nisim ngritjen. Ka pak shpresa që sektori i turizmit të mund të jetë kaq kontribuues sa vitet e kaluara. Ekonomia shqiptare nga ana tjetër ka qenë shumë e varur nga investimet e huaja direkte. Kur ranë këto investime shkuam në një rritje ekonomike 2.5-2.7. Në situatën që janë vendet, e vështirë për investime të huaja. 1.2-1.3 mld euro janë nga remitancat. Në këto kushte ku janë Greqia, Italia nuk do vijnë më. Situata e ringritjes nuk do vijë aq shpejt”, deklaroi Civici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll