Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Ardian Çela i OSHEE: Kriza kryesore është mungesa e energjisë në treg dhe jo çmimi. Jam i bindur se do ia dalim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Administrator i OSHEE Ardian Çela ka folur sot për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ai tha në “News 24″se energjia për këtë javë u sigurua nga importi, duke shtuar se sasia e energjisë që blihet nga jashtë ka kosto.

Çela përsëriti se abonetët familjarë dhe biznesi i vogël nuk do të preken nga rritja e çmimit, pasi qeveria ka përgatitur një paketë për të përballuar krizën energjitike. Sipas tij kriza kryesore është mungesa e energjisë në treg dhe jo çmimi.

Çela: Për këtë javë energjinë e siguruam nga importi. 48% e konusmit është familjar dhe 52% është për biznes.Duhet patur parasysh se vera dhe shtatori janë muaj të thatë. Blerjet e energjisë nga 2017 bëhen në ankand.

Energjia të vijë nga andej ka kosto apo jo, ka kosto transmetimi. Janë gjithë këto kosto. Energjia nuk është mall që e fut në magazinë dhe e shet. Edhe PD e ka blerë me zarf por jo me bursë. Ne nuk jemi në bursë, nuk jemi anëtarë të bursës. Ne jemi duke negociuar për rastet e riskut dhe po përgatitemi për çdo skenar dhe jam I bindur se do ia dalim.

Janë 800 mijë abonentë famijarë dhe shumë biznese të vogla që nuk do të preken. Kriza kryesore është mungesa e energjisë në treg. Kriza në energji vjen pasi oferta është më e ulët se kërkesa.Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha ngjarjet dhe për këtë qeveria ka përgatitur paketën për të përballuar krizën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img