Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Sht
23 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ardi Veliu vlerëson për “Shërbime të Dalluara” kryekomisar Hekuran Bregun, zv.drejtor në Policinë Kriminale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, i ka akorduar sot një certifikatë për “Shërbime të Dalluara” kryekomisar Hekuran Bregut. Aktualisht ky i fundit mban postin e zv.drejtorit për Hetimin në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale.

Kryekomisar Hekuran Bregu është vlerësuar për Shërbime të Dalluara “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit” .

Drejtori Veliu, gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar kontributin e dhënë dhe profesionalizmin e treguar nga zoti Bregu, jo vetëm në detyrën që kryen aktualisht, por gjatë gjithë karrierës së tij në radhët e Policisë së Shtetit. 

Nga ana e tij, Hekuran Bregu ka falënderuar Ardi Veliun për vlerësimin e treguar duke i akorduar certifikatë, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore, për mbështetjen dhe besimin, si dhe gjithë kolegë të tjerë, për bashkëpunimin dhe punën në grup për realizmin e detyrave të ngarkuara.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img