Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ardi Veliu pret në takim homologët e Malit të Zi, zbulohet tema mbi operacionet policore mes dy vendeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti sot në takim delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, që kryesohej nga Rade Milosevic, Koordinator i Malit të Zi Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëherazi Sekretar Shteti i Ministrisë së Brendshme.

Në këtë takim Veliu dhe Milosevic vlerësuan bashkëpunimin policor mes dy vendeve, shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në luftën kundër trafikut të drogës, si dhe parandalimin e kalimit të emigrantëve të paligjshëm që kanë destiancion vendet e BE-së.

Gjithashtu u ra dakord që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha strukturat, konkretisht në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë për parandalimin dhe dokumentimin e krimeve me karakter terrorist dhe financimin e terrorizmit.

Z. Milosevic vlerësoi punën dhe rezultatet e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe shprehu dëshirën për implementimin e kësaj strukture dhe mënyrën e funksionimit edhe në Malin e Zi.

Drejtori Ardi Veliu falënderoi  homologët e Malit të Zi për gatishmërinë dhe dashamirësinë, si dhe angazhimin serioz të tyre për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit dhe theksoi se Policia e Shtetit është e hapur dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në të gjitha drejtimet, pasi qëllimi është i njëjtë: lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm.

Më pas, delegacioni i Malit të Zi zhvilloi një takim me Drejtorin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, dhe stafin e tij. Z

Nano bëri një prezantim të shkurtër të mënyrës së trajtimit të praktikave të mira nga Drejtoria e Antiterrorit me të rikthyerit nga vendet në konflikt dhe mënyrën e funksionimit dhe koordinimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit me Qendrën e Koordinimit të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit.

Milosevic ka ftuar përfaqësuesit e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit për një vizitë në Malin e Zi, më qëllim prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në drejtim të luftës kundër terrorizimit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img