Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ardi Veliu në SHBA, merr pjesë në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka marrë pjesë në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) në SHBA.

Gjatë gjithë punimeve të Konventës, mbajtur në Orlando, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Kabinetit u shoqëruan nga shefi i misionit ICITAP në Shqipëri, Steve BENNETT

 Drejtor Veliu zhvilloi takime gjithashtu me Kirsten D. MADISON, përfaqësuese e Zyrës së Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimin e Ligjit, përgjegjëse për programet e Departamentit te Shtetit mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe drogave të jashtëligjshme, si edhe mbështetëse e zbatimin e ligjit dhe të drejtës ligjore

Ai u takua edhe me z.Gary Barr, Drejtor i ICITAP, të cilin e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Misioni i jep Policisë së Shtetit, në trajnime, logjistikë, këshillim dhe monitorim

Në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ishte i pranishëm edhe Presidenti i SHBA, D. TRUMP, i cili shprehu mirënjohjen për atë që Policitë bëjnë çdo ditë për të mbrojtur komunitetet. "Duke punuar së bashku, kemi arritur një përparim të jashtëzakonshëm në luftën kundër krimit të dhunshëm", tha TRUMP

Delegacioni i Policisë së Shtetit mori pjesë edhe në prezantimin që bëri përfaqësuesi i INTERPOL Uashingtonit – "Rëndësia e bashkëpunimin e agjencive të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit tranzniconal dhe terrorizmit".

Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë, është themeluar në vitin 1893, ka mbi 20 mijë profesionistë nga rreth 100 vende.

43703411_700709366952001_3900781257771974656_n.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu