Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Ardi Veliu mbledh në Tiranë Drejtorët e Qarqeve, Kryepolici kërkon “llogari” për Qarkoren: Lokalet që frekuentojnë personat me precedent dhe arrestimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryepolici Ardi Veliu ka thirrur prej mëngjesit të sotëm në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtuesit e Policisë në Qarqe. Në fokus të takimit është analiza e rezultatetve që aiu iu përcolli vartësve një muaj më parë, përmes një qarkoreje të brendshme.

Kryepolici kërkoi nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.

– Shefat e komisariateve nuk do largohen nga territori para orës 22:00;

– Të listohen lokalet dhe ambientet që frekuentohen nga elementi kriminal;

– Shërbimet e forcave operacionale të mbajnë në vëzhgim elementin kriminal me prirje në fushën e krimeve ndaj jetës.

Prej paradites së sotme, takimi vijon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe po analizohen rezultatet që vartësit i kanë dorëzuar Veliut. Kryepolici paralajmëroi se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit drejtues do te varet nga reagimi i strukturave që kanë në varësi përballë veprimtarisë kriminale. Veliu kërkon që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri në terren.

Më shumë

spot_img
spot_img