Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ardi Veliu dha dorëheqjen, Edi Rama EMËRON drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gledis Nano është drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Shefi i Anti-Terrorit është emëruar nga kryeministri Edi Rama në krye të uniformave blu. Emërimi i Nanos vjen një ditë pas dorëheqjes së Ardi Veliu nga posti i kryepolicit.

Vendimi për këtë emërim është pjesë e vendimeve dhe diskutimeve të cilat po zhvillohen në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kandidatura e Nanos është prezantuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimi është firmosur nga numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj.

Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të Drejtorisë të Anti-Terrorit që prej 17 shkurtit 2016, pas një pune të gjatë dhe eksperience 17 vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit, raporton newsbomb.al. Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit muaj më parë nga Shqipëria të diplomatëve iranianë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img