Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ardhja e vaksinës ‘një shpëtim’ për Ramën? Brataj: Një arritje e madhe. Kuduzi: Kryeministri i solli me vonesë, 25 prilli s’do t’a shpëtojë...

Shkruar nga Newsbomb
Ardhja e vaksinës ‘një shpëtim’ për Ramën?

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se ardhja e vaksinës në Shqipëri është një arritje e madhe, pasi ka vende që akoma nuk kanë marrë dozën e parë.

Ai u shpreh se ishte i bindur që vaksina do të vinte në Shqipëri, duke shtuar se brenda vitit kjo vaksinë do të ketë sukses në të gjithë botën.

Ndërsa ndryshe mendon Gazmend Koduzi, ekspert i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i cili tha se Rama e shfrytëzoi për politikë këtë rast, pasi sipas tij vaksinat u sollën me vonesë në Shqipëri.

Brataj: Prurja e vaksinës është një arritje në Shqipëri se ka vende që nuk kanë marrë dozën e parë. Si specialist unë isha i bindur që vaksina do të vinte. Që në mars të vitit të kalur ne e pamë këtë gjë. Ishte një vaskinë që u prodhua në mënyrë urgjente. Brenda vitit do të ketë një sukses të madh në të gjithë botën. Unë nuk e lidh me politikën dhe pse kjo është e rëndësishme.

Pyetje: A është ‘shpëtimi i Ramës’ vaksina?

Koduzi: Sigurisht që është politike, ai solli vaksina me shumë vonesë. Por Ramën nuk do ta shpëtojë 25 prilli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll